Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina

Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Në Komunën e Prishtinës ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi.

Madje, ai tha se aktualisht aktiv me Covid-19 në komunë janë 57 persona.

“Gjithçka është nën kontroll dhe qe një muaj e kemi dukshëm rënien e numrit të të infektuarve. Aktualisht aktiv në komunë të Prishtinës i kemi vetëm 57 persona dhe nëse vazhdon ky trend po shpresojmë që shumë shpejt mund të vijmë ne si komunë dhe Kosova në një numër jashtëzakonisht të ulët. Nuk kemi raste të rënda. Çdo ditë kontaktohet të gjithë ata që janë të infektuar. Javën e fundit numri më i madh i të infektuarve ka qenë 11. Edhe raste të vdekjeve nuk kemi pasur në Prishtinë përveç një rasti. Po shpresojmë që deri në fund të këtij muaji nëse vazhdon me këtë trend të mos kemi asnjë të infektuar në komunë të Prishtinës”, shtoi Nushi për eo.

Nushi thotë se komuna ka mbetur shumë mbrapa, por ka pasur ndikim në mosrealizmit të disa punëve të planifikuara, për shkak të pandemisë.

Mes tjerash, Nushi shtoi se nuk janë të koncentruar në zgjedhje lokale, por realizimin e punëve buxhetore.

“Me projekte të investimeve kapitale me ndihma ndaj qytetarëve nuk është që komuna ka mbetur shumë mbrapa por ka pasur ndikim gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti kur patëm numër të jashtëzakonshëm të infektuarve. Ka pasur ndikim në kuptimin e mosrealizmit të disa punëve të planifikuara. Kanë mbetur disa prej projekteve që duhet t’i realizojmë deri në fund të këtij mandati. Sa i përket zgjedhjeve lokale të reja të cilat do të mbahen në tetor, ajo nuk luan shumë rol te ne sepse ne duhet të koncentrohemi në realizimin e punëve buxhetore dhe jo në zgjedhjet lokale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat