Ankesa nga banorët e Pejtonit, udhëkryqi po u shkakton telashe

Prishtina

Ankesa nga banorët e Pejtonit, udhëkryqi po u shkakton telashe

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e lagjes Pejton në kryeqytet, janë në hall me një udhëkryq që gjendet në këtë lagje, saktësisht të kompleksi ‘Ramiz Sadiku’.

Madje, për shkak të formës së ku është vendosur ky udhëkryq, ku rruga shihet shumë pak për shkak të objekteve.

Nuk kanë munguar as rastet ku në këtë udhëkryq kanë ndodhur aksidente me lëndime, e goditje të këmbësorëve nga ana e veturave.

Banorët kanë kërkuar nga kryetari Shpend Ahemti që të paktën të vendosen pengesa, pasi, edhe shpejtësia e veturave që vijnë në këtë rrugë mjaft të frekuentuar, është shumë e madhe.

Deri më tani, këto ankesa kanë hasur në vesh të shurdhër.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat