Prishtinë, në këto lagje do të vazhdoj sot dezinsektimi

Prishtina

Prishtinë, në këto lagje do të vazhdoj sot dezinsektimi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje në kryeqytet ka filluar dezinsektimi hapësinor.

Ahmeti ka thënë se për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës.

“Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari””, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës ka filluar dje, duke u nisur nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat.
Për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është duke monitoruar tërë procesin, dhe falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanimë.
Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”.
Plani për dezinsektim, për ditët në vijim, është publikuar tashmë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat