Njoftim nga ujësjellësi: Shpërthen gypi i madh, ja lagjet që do të mbesin pa ujë

Prishtina

Njoftim nga ujësjellësi: Shpërthen gypi i madh, ja lagjet që do të mbesin pa ujë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit me diametër fi 200 mm , te rruga e " Tiranës" që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.

"Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes , fillimisht për ta ndërprerë ujin , me qëllim sanimin e gypit.

Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat:

Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës ,lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë. Dëmtimi është i madh.", thuhet në njoftimin e Ujësjellësit 'Prishtina'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat