Rrënohen dy anekse të ndërtuara pa leje

Prishtina

Rrënohen dy anekse të ndërtuara pa leje

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetar i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se tërë kjo po bëhen në kuadër të angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet.

“Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

U rrënuan edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë!

Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë.

Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

Inspektorët e Ndërtimit, janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje!

Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të Ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori/ja. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat