Sot do të ketë punime në Prishtinë, këto zona do mbesin pa ujë

Prishtina

Sot do të ketë punime në Prishtinë, këto zona do mbesin pa ujë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 08:07
Ilustrim

Sot, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e ” Tiranës” në Prishtinë.

Punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin:

lagjja” Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit.

Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat