Kryhen mbi 350 operacione për 5 muaj në Klinikën e Urologjisë

Prishtina

Kryhen mbi 350 operacione për 5 muaj në Klinikën e Urologjisë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Urologjisë në QKUK për 5 muaj janë kryer 353 operacione.

126 janë intervenime të hapura, dhe 227 ndërhyrje endourologjike.

Sipas SHSKUK’së, brenda kësaj kohe, gjithashtu, janë bërë 619 cistoskopi dhe janë ofruar 46 shërbime urodinamike.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, mjekët kirurgë dhe anesteziologë kanë kryer 353 operacione.

Nga to, janë 126 intervenime të hapura dhe 227 ndërhyrje endourologjike (ndërhyrje përmes kanalit të traktit urinar).

Brenda kësaj kohe, gjithashtu, janë bërë 619 cistoskopi dhe janë ofruar 46 shërbime urodinamike.

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, janë kryer edhe 72 Biopsi të Prostatës, 36 nefrostoma dhe 296 ndërhyrje ESËL (thyerje të gurëve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat