Aksion për lirimin e hapësirës publike në Prishtinë

Prishtina

Aksion për lirimin e hapësirës publike në Prishtinë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:30
Aksion për lirimin e hapësirës publike

Inspekcioni i Rendit Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar sot një aksion për lirimin e një hapësire publike në rrugën "Eqrem Qabej".

Në të njëjtin lokacion është intervenuar edhe vitin e kaluar, por pala ka përsëritur veprën duke uzurpuar sërish hapësirën e përbashkët publike.

Muret e vendosura do të rrënohen, e konstruksionet metalike do të konfiskohen.

Për rend dhe rregul, thuhet në njoftimin  e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat