Llapashtica: Pishina e Gërmisë gati për vizitorët

Prishtina

Llapashtica: Pishina e Gërmisë gati për vizitorët

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:59
Pishina e Gërmisë

Ngritja e theksuar e temperaturave ka shtuar nevojën për freskim.

E vendi i vetëm ku qytetarët mund të freskohen brenda Prishtinës është Pishina e Gërmisë, e cila është hapur që pesë ditë.

Lidhur me funksionimin e saj ka folur drejtori ekzekutiv i kompanisë “Sport Marketing” që edhe menaxhon me këtë pishinë.

Liridon Llapashtica, tha se tani situata është shumë më ndryshe sesa vitin e kaluar kur në vendin tonë u shfaqën rastet me COVID-19.

“Mund të themi se është 100 përqind ndryshe sepse njerëzit po ndihen shumë më të lirë në krahasim me vitin e kaluar kur edhe i kemi pasur rastet me COVID-19. Vitin e kaluar kemi operuar vetëm në muajin korrik dhe është dashur të respektohen edhe masat anti-COVID. Tani si duket COVID e ka humbur fuqinë dhe se gjithçka është ndryshe”.

Llapashtica tha se çmimet në Pishën e Gërmisë vazhdojnë të jenë të njëjta tash e një dekadë.

“Çmimet vazhdojnë të jenë të njëjta tash e një dekadë. Domethënë është dy euro për të rritur dhe një euro për personat e mitur. Rritjen e çmimit nuk e kemi diskutuar në bord, për shkak se vendin tonë e ka goditur pandemia dhe natyrisht që nuk kemi dashur që t’i privojmë qytetarët që të freskohen gjatë ditëve me temperaturat e larta”.

Ai theksoi se gjatë pesë ditëve sa edhe është hapur pishina, numri i vizitorëve ka ardhur duke u rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat