​Komuna e Prishtinës marrëveshje bashkëpunimi me Filharmoninë e Kosovës

Prishtina

​Komuna e Prishtinës marrëveshje bashkëpunimi me Filharmoninë e Kosovës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:47
Pamje nga takimi

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Filharmoninë e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit në promovimin dhe mbështetjen në realizimin e koncerteve në kryeqytet.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi bëjnë pjesë edhe organizimet e koncerteve në hapësirat publike të qytetit. Koncerti i parë i këtij lloji, nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, do të mbahet këtë të diele me 27 qershor 2021, duke filluar nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Në vegëzen e mëposhtme gjeni njoftimin për këtë aktivitet, e për të cilin sot në një takim u dakorduan edhe Drejtori i Kulturës në Komunën tonë, z. Adrian Berisha dhe z. Dardan Selimaj si përfaqësues i Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Këtu gjeni vegëzen rreth koncertit: https://www.facebook.com/events/2949793552014899/?ti=ls

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat