Njoftim nga ujësjellësi: Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil

Prishtina

Njoftim nga ujësjellësi: Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:39
Ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.

Kjo kompani përmes një komunikate për media ka njoftuar se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme është rritur shumë,  por  furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.

“Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht.

Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat