Haradinaj e përkrah peticionin e Plisave për shtatoren e Adem Jasharit

Prishtina

Haradinaj e përkrah peticionin e Plisave për shtatoren e Adem Jasharit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:24
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e përkrah peticionin e Plisave, për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.

Haradinaj tha se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.

“Përkrahi fuqishëm peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë, Adem Jashari në Prishtinë. Vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.

Ne sot kujtuam heronjtë Bytyqi për të cilët po ashtu nuk u realizua nisma për një memorial kujtimi për ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat