Në qendër të Prishtinës shpërthen gypi i ujit

Prishtina

Në qendër të Prishtinës shpërthen gypi i ujit

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një gyp i ujit ka shpërthyer afër “Pallatit të Rinisë”.

Shkak i këtij shpërthimi lagjia “Pejton”, “Lakrishtë”, një pjesë e “Dardanisë”, rruga “Rexhep Luci” dhe “Garialdi” kanë mbetur pa ujë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina.

“Të nderuar konsumatorë, pas njoftimit qe kemi marrë, rezulton qe linja DN 300 mm AC ka shpërthyer afer “Pallatit te Rinisë” dhe si pasoje pa furnizim me ujë kane mbetur lagjet si ne vijim: Lagjja Pejton, Lakrishte, nje pjesë e Dardanisë, rr. “Rexhep Luci”, “Garibaldi”. Kerkojme ndjesë dhe mirekuptim!”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat