Hapen diskotekat në kryeqytet

Prishtina

Hapen diskotekat në kryeqytet

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me hyrjen në fuqi të masave të reja, është lejuar hapja e klubeve të natës.

Nga sot (e premte) është lejuar hapja e klubeve të natës, pas një periudhe të gjatë mbyllje për shkak të përhapjes së COVID-19.

Me lehtësimin e masave nga ana e Qeverisë, lejohet veprimtaria e klubeve të natës, meqë rast muzika lejohet deri në orën 01:00.

Ndërsa, shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23:00 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur puna iu lejohet deri në orën 00:00.

Media ka siguruar pamje nga një prej klubeve të kryeqytetit, ku shihet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve që ishin prezent në atë klub.

Atyre nuk iu bëhet vonë për COVID-19, pavarësisht se tani konsiderohet rrezik shumë i madh edhe përhapja e variantit Delta.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni një numër të madh të qytetarëve në klubin ku po performonte Dafina Zeqiri. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat