Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe sonte për shkak të reshjeve të shiut, përformanca e Ylli Megi anulohet dhe zhvendoset për një datë tjetër.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se programi kulturor në kuadër të Akull n'Verë do të vazhdojë.
Ndërkohë, qytetarët i kanë kërkuar të kujdeset për rrugët e vërshuara pas shiut në qytet dhe fshatra për rreth.
Madje, i kanë dërguar edhe video, ku sheshi, konkretisht vendi ku mbahen aktivitetet për “Akull n’Verë”, shihet në një gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut.