​Shiu shkakton vërshime në Lakrishte dhe dëme në shesh

Prishtina

​Shiu shkakton vërshime në Lakrishte dhe dëme në shesh

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasdites të së dielës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Prishtinës, si dhe kanë shkaktuar dëme në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ditë më parë kanë nis aktivitetet në kuadër të “Akull n’Verë”.

Media ka siguruar pamje nga vërshimet e rrugës në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku automjetet po kanë vështirësi gjatë qarkullimit.

Ndërkohë, në shesin “Zahir Pajaziti”, duket që vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty. Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë.

Zjarrfikësit aktualisht kanë arritur në shesh por kanë deklaruar se e kanë të pamundur të intervenojnë. Ata kanë kërkuar të ndalet energjia elektrike në atë pjesë, gjë që pritet të ndodhë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat