​Gjendje e rëndë në rrugën B, shiu depërton edhe nëpër lokale

Prishtina

​Gjendje e rëndë në rrugën B, shiu depërton edhe nëpër lokale

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:22
Rruga B

Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar dëme edhe në rrugën B. Atje vërshimet kanë depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave.

Në një vide të publikuar nga Halil Matoshi shihet se si punëtorët e lokaleve mundohen ta largojnë ujin që i ka hyrë brenda, derisa vërehet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.

Vërshime në rrugë kishte edhe në lagjen Lakrishte, si dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku janë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty.

Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat