Komuna e Prishtinës instalon mbushësit elektrikë për automjete, pa pagesë

Prishtina

Komuna e Prishtinës instalon mbushësit elektrikë për automjete, pa pagesë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 06:04
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në vazhdën e përpjekjeve për të mbrojtur ambientin në kryeqytet, bëhet komuna e parë në Kosovë që instalon mbushësit elektrik për automjete, pa pagesë.

Më ketë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari  Muhedin Nushi, do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura, në hapësirën e “Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë, duke nisur nga ora 8:45.

Me rastin e inaugurimit do të ketë një fjalë rasti.

Ky  investim u mundësua në bashkëpunim me ProCredit Bank Kosova, ndërsa në inaugurimin e së premtes pritet të marrë pjesë edhe një delegacion nga ProCredit Bank në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat