Ujësjellësi i Pejës njofton se do të ketë reduktime

Prishtina

Ujësjellësi i Pejës njofton se do të ketë reduktime

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:40
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijes deri në 12 orë.

Ky ujësjellës ka njoftuar se nga ora 18:00 deri në orën 06:00 do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijes fshatrave: Dardania 3, Orashje, Gorazhdevc, Kerstovc, Babiq, Millovanc, Poqest, Qyshk, Zahaq, Llabjen, Nakell, Pablan Nabërgjan, Tërstenik, Treboviq, Lutogllav, Ramun dhe Bllagaj.

Ndërkaq, nga ora 06:00 deri në orën 18:00 do të mbesin pa ujë katet e larta të banesave (4, 5 dhe 6) në këto bashkësi territoriale: Haxhi Zeka, Rrokaqielli, Dardania II, Xhemajl Kada dhe Kristali.

Pa ujë gjatë kësaj periudhe kohore do të mbetet edhe fshati Vitomiricë: Reoni-1, Reoni -2, Reoni -3, si dhe rruga “Mulla Zekë Berdyna”.

Sipas ujësjellësit, këto reduktime po bëhen si rezultat i mungesës së reshjeve atmosferike, shtimit të numrit të konsumatorëve rezidentë dhe jorezidentë gjatë kësaj stine të pushimeve verore, si dhe për shkak të shfrytëzimit joracional të ujit nga një pjesë e konsumatorëve

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat