Komuna e Prishtinës kërkon që punimet në “Muharrem Fejza” të kryhen brenda 15 ditëve

Prishtina

Komuna e Prishtinës kërkon që punimet në “Muharrem Fejza” të kryhen brenda 15 ditëve

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:36
Prishtina

Komuna e Prishtinës u ka kërkuar operatorëve që janë duke kryer punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, që t’i përfundojnë ato brenda 15 ditëve të ardhshme.

Në njoftimin e komunës thuhet se Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, u takua të enjten me operatorët ekonomik të cilët janë duke kryer punime në këtë rrugë, në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, z. Gëzim Mehmeti, u takua sot me operatorët ekonomik të cilët janë duke kryer punime në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi rreth punëve të mbetura në mënyrë që Komuna të vazhdojë me asfaltimin e rrugës.

Në takimin e sotëm ishin përfaqësuesit e KEDS, Termokos, Ipko, Post Telekomit të Kosovës, Kujtesës, Art Motion si dhe operatorët që janë duke kryer punimet në rrugën Muharrem Fejza.

Kërkesa e Komunës është që punimet dhe ndërhyrjet e nevojshme të përfundohen brenda 15 ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat