Në rajonin e Prishtinës, mbrëmë u konfiskuan 10 patentë shoferë

Prishtina

Në rajonin e Prishtinës, mbrëmë u konfiskuan 10 patentë shoferë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor.

Krahas planeve të tjera  operative për siguri në rrugë, po vazhdon të sanksionoj kundërvajtësit që po ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm mbrëmë gjate natës janë kontrolluar qindra automjete, janë konfiskuar 10 patentë-shoferë,  janë shqiptuar 29  gjoba, tetë prej të cilave për ngasje nën ndikim të alkoolit.

“Kontrollet e njësitit të trafikut do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat