Ja se pse u anulua “Beerfest”

Prishtina

Ja se pse u anulua “Beerfest”

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për anulimin e “Beerfest” në Prishtinë.

Policia në një komunikatë për media ka thënë se kërkesa është refuzuar nën arsyetimin se aty planifikohej të merrnin pjesë deri në 3 mijë persona.

Përveç kësaj, policia ka përmendur se në të kaluarën ka pasur ankesa nga qytetarët se në këtë organizim po ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, vepra penale që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve si dhe bllokim të komunikacionit.

“Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit”, bëhet e ditur në komunikatë.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Refuzohet kërkesa për mbajtjen e eventit në pllaton e Pallatit të rinisë në Prishtinë

Me datën 07.08.2021 në Stacionin Policor Qendër Prishtinë është dorëzuar kërkesa për mbajtje te tubimit publik -Edicioni i 10 “ Beer Fest Kosova”.

Kërkesa është refuzuar, me arsyetimin se Tubimi i paraparë me datën 13,14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar ne dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118.

Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve).

Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe te mbështes aktivitetet dhe organizimet ne përputhje me Ligjin për tubime publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat