Atletja e njohur i bashkohet LDK-së për garën në Prishtinë

Prishtina

Atletja e njohur i bashkohet LDK-së për garën në Prishtinë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:40
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Rrahmani

Atletja Vjosa Rrahmani i është bashkuar degës së LDK-së në Prishtinë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, derisa përkujtoi të arriturat sportive të Rrahmanit në “bodybuilding”.

“Sot, së bashku me Përparimin, i uruam mirëseardhje kampiones Vjosa Rrahmanit, në rrugëtimin e saj politik drejt asamblesë për Prishtinë. Vjosën e njohim të gjithë si një atlete ndërkombëtare, një ndër sportistet më të sukseshme shqiptare në bodybuilding, si fituese e 3 medaljeve të arta, në garimet ndërkombëtare, e si ish nënkryetare e Federatës së Bodybuildingut në Kosovë.

Ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme botërore”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat