900 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina

900 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Me mbi 900 raste aktive me COVID-19, Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve në Kosovë.

Kryeqyteti numëron 907 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës, Gjilani renditet komuna e dytë me 388 raste, Ferizaj me 349 raste, Gjakova me 325 raste, Peja me 279, Fushë Kosova me 213 dhe komuna tjera me më pak se 200 raste.

Të enjten, IKSHPK-ja njoftoi për 1009 raste të reja me COVID-19 dhe dy të vdekur.

Kujtojmë se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u votuan masat e reja antiCOVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto masa më së shumti prekin personat të cilat nuk janë vaksinuar ende me asnjërën nga dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat