Uran Ismaili bun në Rrugën C

Prishtina

Uran Ismaili bun në Rrugën C

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:47
Uran Ismaili

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon fushatën e tij duke bujtë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Pas bujtjes në lagjen Pejton, Ismaili ka qenë mysafir në Rrugën C tek artistja e njohur Rrezarta Galica, me familjen e së cilës kanë disktuar për telashet e shumta me të cilat përballen banorët e lagjes.

Së bashku me Rrezartën, Ismaili ka vizituar këtë lagje duke parë nga afër se si është të jetohet aty.

“Rruga C. Një lagje e re, por me shumë probleme, prej “garave” të veturave natën, e deri te rreziku serioz prej qenëve endacakë. E falenderoj shumë Rrezen e Robin për mikpritjen, dhe kohën që na dhanë për me na jep një pasqyrë të kësaj lagjeje. Për nji gja u pajtuam, Prishtina nuk është e kryetarit të komunës. Prishtina është e qytetarëve, dhe i përket të gjithëve. Prishtinën e duam të gjithë dhe vetëm bashkë mundemi me e ndreqë. Prishtina na bashkon”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.

Në fund të kësaj vizite, sikur zakonisht ndodhë gjatë këtyre vizitave, së bashku me banorët e lagjes Ismaili ka rregulluar diçka në këtë lagje për t’i dhënë hapësira të reja të përbashkëta rrugës C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat