100 euro gjobë qytetares që hodhi mbeturinat nga banesa

Prishtina

100 euro gjobë qytetares që hodhi mbeturinat nga banesa

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me 100 euro gjobë një qytetare, e cila është parë në një video në Facebook duke hedhur  mbeturina nga dritarja e banesës.

Këtë Tahiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro. Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve”, ka shkruar ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat