Uran Ismaili bashkë me vrapues e çiklista bujnë në Gërmi me tenda

Prishtina

Uran Ismaili bashkë me vrapues e çiklista bujnë në Gërmi me tenda

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:50
Uran Ismaili

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë herë, rrugës C, Ismaili ka realizuar një episod ndryshe, ku bashkë me vrapues, çiklista e dashamirë të natyrës kanë bujtur në Gërmi me tenda.

Ismaili dhe miqtë e tij kanë folur për nevojën e ruajtjes së hapësirave të gjelbërta në Prishtinë, shtimin e tyre, ruajtjen e Gërmisë dhe nevojës për bashkëpunim më të madh në mes të kryetarit të qytetarëve.

Në fund të kësaj episode, në Gërmi është rregulluar fusha e basketbollit dhe është vendosur një ulëse me zemër në pikën më të lartë të shtegut të Gërmisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat