E dhimbshme: Vdes nga Koronavirusi i riu nga Prishtina

Prishtina

E dhimbshme: Vdes nga Koronavirusi i riu nga Prishtina

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:52
Florent Kurtolli

Florent Kurtolli nga Prishtina ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, teksa miqtë e tij e kanë konfirmuar se i ndjeri ka qenë me Covid-19.

Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, e cila do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Florent (Erdin) Kurtolli.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datën 26.08.2021 në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Arberi-Prishtinë.

Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia të pamur nuk do të ketë, familja do të pranojë ngushëllimet në varrim dhe përmes mjeteve të komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat