Ahmeti: Alarmante situata me COVID-19, të paefektshme masat e qeverisë

Prishtina

Ahmeti: Alarmante situata me COVID-19, të paefektshme masat e qeverisë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka quajtur alarmante situatën me COVID-19 në vend.

Ai tha se numri i të infektuarve dhe i viktimave është brengosës dhe se me spitale të stërmbushura, punëtorë shëndetësor të stërlodhur e qytetarë të raskapitur nga masat, covidi do të gjejë edhe shumë viktima të tjera.

Ahmeti i quajti të paefektshme masat aktuale antiCOVID-19 të qeverisë së vendit.

“Masat e qeverisë janë gati se të paefektshme.  Në këtë situatë qytetarët duhet të kujdesen pak më shumë për vetën dhe familjet e tyre.  Në veçanti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.  Mos shkoni dhe mos i lejoni familjaret të marrin pjesë më turma të mëdha dhe bartni maska në hapësira të mbyllura”, tha ai.

Kreu i Prishtinës tutje u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinohuni por duhet ta dini që përkundër vaksinimit që ju mbron juve, edhe njerëzit e vaksinuar mund të përhapin virusin, e në veçanti varianti Delta”

“Në Prishtinë hulumtimi jonë ka treguar që deri në Mars 48 përqind e kanë kaluar covidin.  Numri i të vaksinuarve ende nuk e mbron Prishtinën me imunitet të turmes prandaj keni kujdes. Qendra e Mjeksësisë familjare vazhdon të jetë qendër e Covidit për Prishtinën, duke ofruar shërbime të ndihmës jospitalore si dhe teste të shpejta antigjen”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

Ai tha se në këto rrethana është e pakuptimtë hapja e plotë e shkollave si dhe nuk ka kuptim që fushata për zgjedhjet lokale të jetë 30 ditë.

“Nuk ka kuptim që në këto rrethana fushata për zgjedhjet lokale të jetë 30 ditë. Duke ditur përgjegjësinë e partive karshi zgjedhjeve nuk duhet të rrezikojmë.  E pakta që mund të bëhet është të shkurtohet fushata në dhjetë ditë duke bërë zgjidhje për të hyrat e mediave të cilat janë në gjendje të rënduar financiare. Niveli i alarmit duhet të ngritet nga të gjithë duke filluar nga qeveria. 1 i vdekur është një më shumë se që duhet të jetë.  18 në ditë është tepër shumë”, ka shkruar ai.

Tutje, Ahmeti tha se vendimet mund të jenë jopopullore, por kjo as që vlen të merret në konsideratë kur flasim për jetën e njerëzve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat