Hapet Parku i Gërmisë, nuk ka gjurmë të ariut

Prishtina

Hapet Parku i Gërmisë, nuk ka gjurmë të ariut

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:39
Parku i Gërmisë

Parku i Gërmisë është hapur sërish për qytetarët.

Kështu njofton Komuna e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se ekipet emergjente nuk kanë rënë në gjurmë të ariut.

“Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi”.

Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët.

Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat