Daut Haradinaj hap fushatën, shpalos programin për Prishtinën

Prishtina

Daut Haradinaj hap fushatën, shpalos programin për Prishtinën

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:52
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka hapur fushatën dhe ka shpalosur programin e tij për kryeqytetin.

Gjatë prezantimit, Haradinaj foli për shëndetësinë, arsimin, trafikun, bujqësinë, sportin, kulturën, gastronominë dhe shumë pika të tjera.

“Sot edhe zyrtarisht e hapim fushatën dhe si nisje prezantojmë programin tonë. Gjatë këtyre muajve ka qenë prioritet pjesëmarrja e rinisë. Është shumë me rëndësi që me qeverisjen e ardhshme është zbatimi i ligjit për kryeqytetin. Është decentralizimi buxhetor. Policia e kryeqytetit, inkasimi, infrastruktura një prej pikave që ne e mendojmë. Tash e 21 vjet i vetmi qytet që nuk ka spital regjional, kryeqyteti jonë nuk e ka një spital të tillë, dhe këtë e kemi menduar të dërgojmë në ish-kazermën e Jugosllavisë, në pjesën e Llukarit. Është mundësia e artë me pas spitalin edhe një qasje të drejtpërdrejtë prej banorëve”, tha ai.

“Pastaj është trafiku, dhe duhet të zgjidhet ky problem, kemi menduar tri nënkalime në pjesën e sheshit. Të gjitha janë projekte të miratuara. Zgjidhja e parkingut në tri hyrje të kryeqytetit duhet të zgjidhet si çështje. Në Vranjevc nuk ka plan të detajuam kanë probleme me kanalizim, ndriçim dhe është injoruar qe 20 vjet. Është një situatë kaosi. Kemi sportin që po krenohet rajoni ndërsa buxheti është jashtëzakonisht i vogël. Komuna e Prishtinës buxhetin e ka ndër 1 milion euro dhe është shumë pak për salla sportive. Ne duhet të gjejmë forma ta përkrahim kulturën në sheshin e kryeqytetit, pastaj është edhe akademia muzikore, pastaj kemi edhe arsimin. Në situatën e fundit janë katër projekte të shkollave. Dhe këto projekte kanë mbetur në mungesë të anëtarëve. Hajvalia është situatë jo e lehtë për fëmijë dhe është projekti i parë që është paraparë. Duhet të shkojmë në ndërhyrje urgjente në çerdhe dhe shkolla”.

Në videon më poshtë gjeni programin e plotë të Haradinajt për Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat