Erërat e fuqishme këpusin një pemë në Prishtinë

Prishtina

Erërat e fuqishme këpusin një pemë në Prishtinë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e erërave të fuqishme paraditen e sotme, është thyer dega e një lisi në qendër të Prishtinës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit mbrojtës dhe shpëtimit, të cilët kanë larguar degën e lisit, për të liruar qarkullimin për qytetarë.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës.

Si pasojë e erës paradite, është thyer dega e një lisi në qendër të qytetit. Menjëherë pasi kemi pranuar informatën, ka intervenuar ekipi i mbrojtjes dhe shpëtimit dhe pastaj ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve. Gjendja është kthyer në normalitet brenda pak kohe”, ka shkruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat