Uran Ismaili simulon si do duket parkingu i garantuar për çdo familje në Prishtinë

Prishtina

Uran Ismaili simulon si do duket parkingu i garantuar për çdo familje në Prishtinë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:32
Uran Ismaili

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të sigurojë parking të garantuar për secilën familje në Prishtinë.

Ismaili, përmes një tjetër video, ka simuluar edhe në realitet se si do të duket parkingu i rezervuar.

Sipas tij po të kishte Prishtina shtigje të sigurta për ecje, biçikleta e trotineta sot kishim qenë shumë më të qetë e më të lumtur, e me hapësira të bollshme për parkingje.

”Por, nuk po dojmë me u anku për gjithçka që na mungon por me u koncentru në realizimin e planeve konkrete për me ba Prishtinën ma të mirë për të gjithë qytetarët.”, ka thënë ai.

Ai thotë se deri në mars të 2022 përfundon zona qendër.

Deri në qershor 2022 përfundohen lagjet Bregu i Diellit, Dardania, Ulpiana, Lakrishtija, Pejtoni. Deri në janar 2023 zonat e tjera duke përfshirë lagjet Arbëri, Mat, Tophane etj.

“Për Prishtinën që secila familje ka një parking të rezervuar. Për Prishtinën e gjelbër”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat