Kandidati i AKR-së premton ndërtimin e një Instituti të Bletarisë në Marec

Prishtina

Kandidati i AKR-së premton ndërtimin e një Instituti të Bletarisë në Marec

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:16
Gëzim Mehmeti

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, gjatë vizitës së tij në Marec, në lagjen Kllokoqi, ka shpalosur programin e tij për kryeqytetitn.

Mehmeti ndër të tjerash ka premtuar ndërtimin e Institutit të Bletarisë në këtë lagje.

“Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti bashkë me krahun e djathtë, Selim Pacolli u zotua para banorëve se në Malësinë e Prishtinës do të ndërtojë Institutin e Bletarisë  dhe se rruga e nisur këtu do të përfundojë gjatë këtyre ditëve me finalizimin e asfaltimit”, thuhet në një postim të AKR-së në Facebook.

“Është kënaqësi e veçantë kur sheh rikthimin e banorëve në tokat e tyre shekullore dhe gatishmërinë për të investuar në Bujqësi, Blegtori e Bletari pas investimeve të shumta në infrastrukturë”, thuhet tutje në këtë postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat