Haradinaj: Gjendje kaotike në lagjen Mati 1

Prishtina

Haradinaj: Gjendje kaotike në lagjen Mati 1

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:41
Daut Haradinaj, ka qëndruar të enjten në rrugën ‘Muharrem Fejza’ të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Kandidati për kryetar të Prishtinë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka qëndruar të enjten në rrugën ‘Muharrem Fejza’ të lagjes Mati 1 në Prishtinë. Ai tha se dhjetëra probleme në këtë lagje me infrasturkturë të dobët presin drejtim.

“Sonte bashkë me Drenin, bashkëbisedim me banorët në rrugën ‘Muharrem Fejza’ të Mati 1. Gjendja kaotike që zotëron në këtë lagje me infrastrukturë të dobët e bënë të vështirë jetesën e banorëve. Dhjetëra probleme të kësaj lagje presin drejtim, duke filluar nga çerdhja, mungesa e sigurisë e deri te gjelbërimi.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Kandidati për të parin e Prishtinës tutje shpjegoi se pavarësisht ndërtimeve të shumta në këtë lagje për vite me radhe, të njëjtat ende nuk janë pajisur me pranimin teknik nga Komuna.

“Kësisoj qytetarët nuk mund t’i përdorin pronat e tyre për hipotekë dhe si potencial ekonomik. Si kryetar i Komunës, brenda 6 muajsh do të formohet komisioni për verifikimin e objekteve dhe pranimin teknik. Prishtina ka nevojë për një dorë të fortë vendimmarrëse e cila i shtyen proceset përpara.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat