Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat të hapur për kryeqytetin

Prishtina

Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat të hapur për kryeqytetin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:18
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka ftuar kundërkandidatët për shpalosjen e ofertës së tyre në një debat të hapur.

‘’ Tash kur po hymë në 15 ditëshin e fundit të fushatës për Kryeqytetin, përgjatë këtyre muajve kemi biseduar dhe trajtuar shumë tema në interes të Komunës.

Nga pamundësia që t’i përballim argumentet me kundërkandidatët në një debat të hapur, jemi të detyruar që fushatën ta vazhdojmë në formën e njëjtë, me takime në lagje e fshatra të kryeqytetit.

Edhe njëherë i ftoj kundërkandidatët që të gjejnë vullnetin dhe ta kemi një shpalosje të ofertës sonë në një debat të hapur,’’ ka theksuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se kjo i shërben demokracisë së vendit.

‘’ Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat