​Rrënimi i një objekt me material kancerogjen, LVV e quan veprim kriminal

Prishtina

​Rrënimi i një objekt me material kancerogjen, LVV e quan veprim kriminal

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:31
Egzon Azemi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas rrënimit të një objekti nga Ndërmarrja Publike Banesore, objekt ky i cili gjendet në afërsi të gjimnazit “Gjevdet Doda” dhe ishte me material të rrezikshëm azbesti.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi në një konferencë për media, tha se janë mundur në disa seanca të Kuvendit Komunal, që çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore ta fusin si pikë të rendit të ditës, e që kjo nuk ka ndodhur për arsye të pamundësimit të partive opozitare.

Azemi: Banorët kanë arritur ta dokumentojnë një veprim të tillë kriminal

"Kemi reaguar për rrënimin e një objekti me material azbesti,i cili dje u rrënua pa asnjë kriter e disi fshehurazi si çdo veprim tjetër që është ndërmarrë në këtë ndërmarrje. Ne si Lëvizje Vetëvendosje po tentojmë që tash e katër seanca radhazi, tash e katër muaji minimalisht ta fusim në Kuvend Komunal si pikë të rendit të ditës seancën për Ndërmarrjen Publike Banesore. Mirëpo është sinqerisht e pakuptueshme se si ky bashkëpunim i PDK-së, LDK-së, AKR-së e PSD-së po na pamundësojnë që në Kuvend Komunal ta kemi një diskutim të tillë. Me seancën e datës 1 tetor kemi tentuar ta fusim pikën për Ndërmarrjen Publike Banesore si pikë të rendit të ditës, me theks të veçantë të flasim për rrënimin e një objekti me material asbesti sepse kjo nuk është hera e parë, edhe dy javë më parë, saktësisht është rrënuar një objekt i tillë në orën 5 të mëngjesit duke shpresuar se askush nga qytetarët nuk do t’i sheh por fatmirësisht banorët edhe herën e parë, edhe herën e dytë kanë arritur ta dokumentojnë një veprim të tillë kriminal,” ka thënë ai.

Sipas Azemit, informacionet e para i kanë marrë nga qytetarët e asaj lagje dhe që punimet janë ndërprerë nga inspektorati dhe policia deri ditën e hënë.

Po ashtu, ditën e nesërme do të ishte hapur edhe gjimnazi ”Xhevdet Doda”, por duhet pritur fjalën e ekspertëve shëndetësore nëse janë rrethanat për hapjen e gjimnazit.

Azemi: Informacionet e para i kemi marrë nga banorët e lagjes

“Informacionet e para i kemi marrë nga banorët e lagjes dhe sapo kemi marrë këto informacione kemi dal edhe vet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht në vend ka ardhur inspektorati dhe policia të cilët i kanë ndalur këto punime deri të hënën dhe do të nisin masat kundër këtij veprimi. Sa për dijeni 10 meta nga ai objekt i cili rrënohej me material azbesti gjende gjimnazi ’Xhevdet Doda’, nesër normalisht duhej të hapej shkolla, mirëpo ekspertët shëndetësorë duhet të japin fjalën e vet se a janë kushtet optimale që ajo shkollë të hapet nesër duke ditur rrezikun e materialit kancerogjen të azbestit," ka potencuar ai.

Kurse, arkitekti Driton Ibrahimi tha se ajo zonë duhet të rrethohet si pjesë e rrezikshme, në ndërkohë shtoi se sipas nenit të 16 për materiale të rrezikshme, vlera e dënimit është 10 deri në 50 mijë euro.

Ibrahimi: Zona duhet të shënjohet dhe të rrethohet si zonë e rrezikshme

"Zona duhet të shënjohet dhe të rrethohet si zonë e rrezikshme pjesa ku është thyer dhe përmban grimca që janë shpërndarë të cilat janë të rrezikshme duhet të mbulohet me plastmasë ose akoma me një shtresë të hollë betoni e cila izolohet nga copat e azbestit. Nëse kjo nuk bëhet nesër në asnjë mënyrë nuk duhet të hapet shkolla e cila është afër aty. Sipas nenit 93 të ligjit 031\025 për mjedis pika 1.5 gjatë administrimit me materie të rrezikshme nuk ndërmerret masa të duhura për mbrojtje dhe siguri, sipas nenit 16 materie të rrezikshme vlera e dënimit shkon nga 10 mijë deri në 50 mijë euro”, ka thënë Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat