Rama i LDK-së: Duhet të punojmë në Kodrën e Trimave, për t’i dhënë madhështinë që e meriton

Prishtina

Rama i LDK-së: Duhet të punojmë në Kodrën e Trimave, për t’i dhënë madhështinë që e meriton

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:59
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, lagje për të cilën ai tha duhet të punojnë për të, në mënyrë që t’i jepet madhështia që e meriton.

“Kodra e Trimave është një lagje shumë e rëndësishme për qytetin tonë dhe ne duhet të punojmë për të, për t’i dhënë madhështinë që meriton”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Së bashku me ekipin tim vizituam Kodrën e Trimave.

Ne ecëm gjatë nëpër rrugët e kësaj lagjeje. Gjatë ecjes na shoqëroi një bisedë e frytshme me qytetarët, me të cilët biseduam për kushtet që i mungojnë kësaj lagjeje. Banorët kishin kërkesa nga më baziket”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat