Kërkohet që kandidatët për kryetar të Prishtinës të përballen në debat

Prishtina

Kërkohet që kandidatët për kryetar të Prishtinës të përballen në debat

Nga: M.L. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Ish nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka kërkuar nga kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës që të përballen në një debat televiziv.

Sejdiu në një postim në Facebook ka thënë se as ai dhe as Shpend Ahmeti nuk i kanë ikur debateve.

“Kam qenë pjesë e shtabit të Shpendit në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe vitit 2017. Kam qenë gjithashtu pjesë e qeverisjes komunale në mandatin e parë të Shpendit, saktësisht deri në Qershor të vitit 2017. Ata pak njerëz që më njohin e dinë që dashnia dhe përvoja ime me dhe për Prishtinën është e madhe! Në dy palë zgjedhjet ku kam qenë aktiv kam insistuar dhe nuk i kam ikur debateve, dhe as Shpendi nuk i ka ikur atyre!”, shkroi Sejdiu në Facebook.

Ai u shpreh se sot, 13 ditë prej ditës së zgjedhjeve, në tetorin e vitit 2021, kandidatët për kryetar të Prishtinës prezantojnë programe në distancë dhe pa përballje me njëri tjetrin!

“Nëse sot nuk mendojnë që duhet përballur me njëri tjetrin për ti treguar Prishtinës se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për me qeverisë, atëherë si do të përballen nesër me qytetarë?! Paramendojeni 6 kandidatë që nuk dalin në debat përballë njëri tjetrit! E tash paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë. #duamdebat”, përfundon Sejdiu shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat