Vitia takohet me gra dhe vajza në kryeqytet, në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Prishtina

Vitia takohet me gra dhe vajza në kryeqytet, në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:51
Arben Vitia

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, është takuar me gra dhe vajza në shesin e qytetit, në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, njofton Klankosova.tv.

“Kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën tonë kemi një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitoj, ajo është Arlinda Morina me numrin 34”, tha Vitia.

Postimi i plotë në Facebook.

Prishtina e shëndetshme

Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, Kryetari i ri Arben Vitia së bashku me deputetën Fatmire Mulhaxha Kollqaku, mbajtën takim me gra e vajza në sheshin e qytetit.

Kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën tonë kemi një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitoj, ajo është Arlinda Morina me numrin 34.

Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbeshtetën fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit. Sigurisht Arlinda nesër do jetë zëri i atyre që ishin apo ende janë në këtë rrugëtim të vështirë por edhe jo të vetme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat