Haradinaj: Do të më votojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe përkrahësit e Rugovës

Prishtina

Haradinaj: Do të më votojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe përkrahësit e Rugovës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:37
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK- së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, tha se duke u bazuar në kontaktet që ka me qytetarët, është i bindur se për të do të votojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së si dhe përkrahësit e presidentit historik Ibrahim Rugovës.

“Kam kontakte me njerëz të partive të ndryshme që e votojnë Daut Haradinajn, por që nuk janë pjesë e Aleancës, sidomos njerëzit e UÇK-së unë jam i bindur se kanë me e votu direkt Daut Haradinajn, kanë me e votu njerëzit tradicional të Ibrahim Rugovës, sepse kandidati i tyre heziton të identifikohet si LDK. E unë e kam thënë publikisht se për Prishtinën… prandaj e ka emrin slogani ‘E para Prishtina’, për Prishtinën jam edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Vesel, edhe Ibrahim Rugova, edhe Albin Kurt. Nuk duhet me u ndi keq me u identifiku me atë që e përfaqëson”, tha Haradinaj.

Duke folur për programin me të cilin garon në zgjedhjet e 17 tetorit, Haradinaj tha se do të trajtojë probleme të përditshme të qytetarëve.

“Temat në programin tim janë tema ose probleme që e atakojnë qytetarin dhe do të kisha pasur dëshirë që qytetarët me u ndalë me mendu pak, mos me besu shumë në vizatimet 3D me kompjuter, me premtime megalomane, po me i pa problemet se si zgjidhet problemi i Kodrës së Trimave, se është mbi 78% me ndërtime ilegale pa pronësi, pa kanalizime, pa ndriçime, pa çerdhe, pa palestër të sporteve dhe janë 37 mijë banorë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat