Daut Haradinaj thotë se do të bëjë zgjidhje për qentë endacakë, prishtinasit nuk do të rrezikohen më

Prishtina

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:45
Daut Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunë e Prishtinës, Daut Haradinaj në programin e tij qeverisës ka edhe zgjidhjen e problemit me qentë endacakë të cilët janë bërë rrezik për qytetarët.

Nga AAK thonë se qeverisja e deritanishme nuk ka arritur asnjëherë ta krijojë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, me arsyetime prej më të ndryshmeve.

Haradinaj, në programin e tij qeverisës ka paraparë ndërtimin e një strehoreje të madhe për qentë endacakë në kryeqytet, e cila do t’i  strehonte të gjithë ose pjesën më të madhe të tyre. Kjo strehimore, sipas planprogramit të Haradinajt do të furnizohet me ushqim nga mbetjet ushqimore të restoranteve të kryeqytetit, me të cilat do të menaxhojë Qendra e cila do të themelohet enkas për këtë çështje, dhe do të funksionojë në kuadër të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat