Kush janë personazhet që synojnë drejtimin e komunës së Prishtinës?

Prishtina

Kush janë personazhet që synojnë drejtimin e komunës së Prishtinës?

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:24
Ish-ministra, ish-gjeneralë dhe arkitekti i njohur kandidojnë për drejtimin e Prishtinës

Me 17 tetor qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohet kutive të votimit. Ata do të vendosin për drejtuesit e komunave të tyre në zgjedhjet e rregullta lokale.

Njëra nga garat me interesante dhe më e rëndësishme për partitë që garojnë në këto zgjedhje sigurisht është Prishtina.

Për drejtimin e kryeqytetit, në garë janë disa parti, por më kryesoret mbeten Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK e Aleanca Kosova e Re. 

Po kush janë personazhet që synojnë drejtimin e komunës së Prishtinës?

VV, qe tani ka ekzekutivin, Prishtinën e synon me Arben Vitinë, deri para pak kohë ministër i Shëndetësisë. Vitia la postin ne Ministri, për t’iu përkushtuar garës për kryeqytetin. 

Nën siglën e LDK-së, këtë herë garës i ka hyrë një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai është Perparim Rama, i cili më herët nuk ka qenë pjesë aktive e kësaj partie dhe i cili la Londrën për të pretenduar drejtimin e Prishtinës.

Garës për kryeqytetin nga radhët e PDK-së i ka hyrë edhe nënkryetari i saj, Uran Ismaili, dikur ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Ranush Haradinajt. 

Këtë post nga radhët e AAK-së e synon ish gjenerali i luftës çlirimtare, Daut Haradinaj, i cili ka qëlluar të jetë edhe vëllai i ish-drejtuesit tjetër te UÇK-se dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Postin e të parit të Prishtinës e synon edhe Gëzim Mehmeti nga AKR-ja dhe Behgjet Pacolli.

Fushata e tyre në aspektin e mbarëvajtjes është më e mira, ku nuk ka tensione, nuk ka gjuhë të ashpër, e po ashtu janë respektuar masat anti-COVID. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat