​Mehmeti premton zgjidhje për banorët e Kodrës së Trimave për legalizim të ndërtimeve

Prishtina

​Mehmeti premton zgjidhje për banorët e Kodrës së Trimave për legalizim të ndërtimeve

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka premtuar zgjidhje për banorët e lagjes së Kodrës së Trimave sa i përket legalizimit të ndërtimeve. Ai tha se rreth 70 përqind e banorëve të kësaj lagje nuk e kanë të definuar çështjen e pronësisë, e këtë u shpreh se do ta zgjidh me të marrë detyrën e të parit të Prishtinës.

Ai u zotua se vendimi i parë i tij do të jetë për legalizim të ndërtimeve, madje premtoi se këtë do ta bëjë me një çmim simbolik prej 1 euro.

Mehmeti: Vendimi i parë ka të bëjë me legalizimin e ndërtimeve në lagjen Kodra e Trimave

“Rreth 70 përqind e pronave dhe njerëzve që jetojnë mbi gjysmë shekulli në këtë lagje nuk e kanë të definuar çështjen e pronësisë, që nënkupton se nuk kanë fletën poseduese dhe certifikatën e pronësisë. Unë kryetari i ardhshëm i Prishtinës e kam një zgjidhje dhe zgjidhja ime bazohet në kuadër të kornizës ligjore, që nënkupton dhe zotohem para gjithë banorëve të Kodrës së Trimave që vendimi im i parë do të jetë, së bashku me asamblenë komunale që këtyre banorëve të cilët jetojnë me vite, kanë ndërtuar shtëpitë, me një çmim simbolik prej 1 euro t’ia mundësojmë që të jenë pronar të shtëpive të tyre, të bizneseve të tyre dhe gjithë ato që është në kuadër të pronës së tyre”, tha ai.

Mehmeti ka kërkuar mbështetje edhe për kandidatët për asamble nga kjo parti politik.

Mehmeti: I lus të gjithë që të votojnë këtë ekip të mrekullueshëm

 

“I lus të gjithë që të votojnë këtë ekip të mrekullueshëm që të jemi bartës të së mirës, të transparencës, të bashkëqeverisjes. I ftoj banorët e lagjes së Trimave duke u bazuar në veprime, në punën që ta përkrahin gjithë këtë ekip të mrekullueshëm të votojnë numrin 149 dhe Gëzim Mehmetin si kryetar të ardhshëm. Unë jam njeri i punës, i veprave, këtë e kam dëshmuar”, tha ai.

Hasan Krasniqi, banor i kësaj lagje u shpreh se kanë besim te kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti se do të zgjidh të gjitha problemet me të cilat përballen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat