​KRU “Prishtina” njoftim për konsumatorët

Prishtina

​KRU “Prishtina” njoftim për konsumatorët

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët se duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë të trokas në dyert e secilit konsumatorë që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar Kontratën për Shërbime.

Me Kontratë të shërbimeve të ujit, sipas Ujësjellësit Prishtina, rregullohen marrëdhëniet juridike.

Gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat