Anton Quni tregon pse vendosi të kandidojë për kryetar të Prizrenit

Prishtina

Anton Quni tregon pse vendosi të kandidojë për kryetar të Prizrenit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:30
Anton Quni

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenin, Anton Quni ka folur rreth planeve të tij për këtë qytet.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka thënë se kandidimin e tij e kanë kërkuar qytetarët dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Në të kaluarën nuk e kam pas idenë njëherë që krijohet ndonjë situatë që duhet me udhëheq edhe me komunën. Tu u nis nga backgroundi im kam menduar që angazhimi im do të jetë në fushën e sigurisë. Tani është e nënkuptueshme, nëse je kryetar i degës dhe kandidati më potencial për të garuar në nivelin komunal’, tha Quni.

“Nuk kisha ndonjë përgjegjësi tjetër, do të thotë isha elektron i lirë. Ajo që më ka shtyrë dhe motivuar më shumë është kërkesa e qytetarëve”, shpjegoi ai.

“Kam pasur përkrahje nga qytetarët por ishte edhe kërkesë nga kryetari Lumir Abdixhiku”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat