Ujësjellësi sot iu shkon te dera konsumatorëve për të nënshkruar kontratën për shërbime

Prishtina

Ujësjellësi sot iu shkon te dera konsumatorëve për të nënshkruar kontratën për shërbime

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga dita e sotme do të fillojë të trokasë në dyert e secilit konsumator që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar kontratën për shërbime.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kompania ka bërë me dije se me kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Njoftimi:

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat