Nuk do të lejojmë që Kodra e Trimave të trajtohet si lagjja e 13 e Parisit

Prishtina

Nuk do të lejojmë që Kodra e Trimave të trajtohet si lagjja e 13 e Parisit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 08:26
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj dje është pritur nga banorët e Kodrës së Trimave. Në këtë takim Haradinaj është pritur nga familja Ajeti si dhe hoxhë Nexhmi Hoxha, Imam në xhaminë ‘Pavarësia’.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë Kodra e Trimave historikisht është diskriminuar nga pushtetet e kaluara. Haradinaj është shprehur se në qeverisjen e tij kjo lagje do të jetë prioritet i tij qeverisës dhe se do të trajtohet me dinjitet.

Kujtojmë se që nga bërja publike e kandidaturës për Prishtinën, Haradinaj ka qenë tejet aktiv në këtë pjesë të kryeqytetit, duke ndikuar që të rritet skajshmërisht përkrahja ndaj kandidaturës së tij.

Sipas shumë opinionistëve, Kodra e Trimave konsiderohet si pikë e fortë e Daut Haradinaj në garën për Prishtinë, me çka e bën Haradinajn pretendent serioz për balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat