Mehmeti në Mramor: Buxhetin për bujqësinë do ta ngrisim në 6 milionë euro

Prishtina

Mehmeti në Mramor: Buxhetin për bujqësinë do ta ngrisim në 6 milionë euro

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:24
Gëzim Mehmeti

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka shpalosur programin e tij për banorët e fshatit Mramor. Aty ka thënë se në fokus kryesor e kanë bujqësinë dhe se buxhetin për këtë sektor do të rrisin në 6 milionë euro.

Mehmeti: Buxhetin për bujqësinë do ta ngrisim në 6 milionë euro

Në programin tim një fokus te veçantë ka bujqësia, zotohem se me ardhjen në pushtet ne do ta ngrisim diku në 500% së paku çështjen e buxhetit të bujqësisë, 6 milionë, e cila do të subvencionojë që t’i ngrisim rendimentet, t’i subvencionojmë dhe çka është shumë me rendësi të jemi pranë tyre. Do ta ngjallim institutin e bletës e cila parashihet në dy pika edhe në pjesën tuaj në Gusi”, ka thënë ai.

Ai ka premtuar përkrahje për prodhuesit e qumështit.

Mehmeti: Do t’u dalim në ndihmë prodhuesve të qumështit

“Fokus të veçantë kemi për fermerët që merren me prodhimin e qumështit, aty e kemi një plan te detajuar qe ne këtë pasterizimin fillestar ta subvencionojmë, dhe qumështin po ashtu ta subvencionojmë sepse në bazë te bisedave që i kemi pasur me fermerë shumë kanë ankesa që çmimi nuk është që ju përshtatet dhe së dyti që po e hedhin qumështin e këtu do t’u dalim në ndihmë, do t’i vendosim në lagjet kryesore të Prishtinës automatët e qumështit, nuk po shpikim asgjë, vetëm po i marrim shembujt se si veprojnë shtet këtu afër në rajon, ku me e garantojmë pasterizimin fillestar dhe shitjen e qumështit, në këtë rast në bashkëpunim edhe me sipërmarrësit e qytetit të Prishtinës”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se e kanë në fokus bashkëqeverisjen me qytetarët dhe transparencën.

E nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se Gëzim Mehmeti është zgjedhja e duhur që mund të bëjnë banorët e Mramorit.

Pacolli: Qëllimi ynë është njëherë infrastruktura pastaj zhvillimet e tjera

“Qëllimi ynë është njëherë infrastruktura pastaj zhvillimet e tjera të cilat i përkasin komunës se me ardh dikush me ju thënë që mundet me ndërtua fabrika të dini që komuna nuk mund te ndërtoj fabrika, komuna ndërton infrastrukturë për zhvillim ekonomik dhe këto janë qëllime tona... Ne e kemi Gëzimin kandidat dhe Gëzimi është njëri prej kandidatëve më të mirë që i kemi në territorin e komunës sonë për shumë arsye, mirëpo ajo e cila Gëzimin e bën favorit prej tyre është se Gëzimi ka punuar ne drejtorinë e infrastrukturës dhe e di secila lagje, secila familje ku dhe çka ka nevojë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli e Mehmeti kanë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve ne fshatin Mramor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat