Vitia në Dardani zotohet për rregullim të fasadave e tunelit

Prishtina

Vitia në Dardani zotohet për rregullim të fasadave e tunelit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:39
Arben Vitia

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka qëndruar në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, duke u zotuar se do t’i plotësojë disa nga nevojat e menjëhershme të qytetarëve.

“Dardania meriton shumë më shumë. Rregullimi i fasadave, i Tunelit dhe Kurrizit menaxhimi i hapësirave të përbashkëta dhe krijimi i shtigjeve të vrapimit janë vetëm disa prej ndërhyrjeve të shpejta në këtë lagje të madhe”, ka shkruar Vitia.

“Faleminderit për ngrohtësinë në këto takime Dardani! Bashkë qeverisim!”.

Vitia ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale pasi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë para pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat